Site icon Telegrafi

Sot do të shënohet 145 vjetori i lindjes së Goce Dellçevit

Sot me disa aktivitete do të shënohet 145 vjetori i lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev. Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë në përbërje nga Dragan Danev, Petar Atanasov dhe Vlladanka Avipoviq, kryetari i Bashkisë së Shkupit Koce Trajanovski dhe kryetari i Këshillit të Bashkisë së Shkupit Irena Misheva, do të vendosin lule në varrin e Gove Dellçevit në kishën “Sveti Spas”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një orë më vonë, delegacioni i Kuvendit dhe nga Bashkia e Shkupit do të vendosin lule edhe në pëmendoren e Goce Dellçevit në qendrën “Maqedonia”.

Goce Dellçev është lindur në ditën e sotme në vitin 1872 në Kukush, në familjen e Sulltanas dhe Nikollas./Telegrafi/

Exit mobile version