Site icon Telegrafi

Sot do të protestohet para Radio-Televizionit të Maqedonisë

Iniciativa qytetare ”Protestoj”, sot do ta fokusojë protestën e saj kah puna dhe informimi i shërbimit publik, pra kah Radio-Televizioni i Maqedonisë (RTVM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se puna e RTVM-së është raportimi profesional dhe i paanshëm i ndodhive, megjithatë e konsiderojnë si shërbëtore të interesave partiake të pushtetit.

Më tej, iniciativa ”Protestoj” thotë se RTVM-ja dhe mediat tjera të regjimit, marrin pjesë në demonizimin e kritikës dhe i janë përkushtuar tërësisht promovimit të regjimit të korruptuar OBRM-PDUKM dhe BDI, duke shfrytëzuar paratë e qytetarëve.

Protestën do ta nisin në ora 18, nga po i njëjti vend, pra nga PSP-ja dhe do të drejtohen kah RTVM-ja. Me këtë hap, dëshirojnë të tregojnë se shërbimi publik është i qytetarëve dhe se detyra e tyre është që të punojnë në mënyrë profesionale dhe jo partiake.

Ndryshe, protesta të ”Revolucionit Laraman” sot do të mbahen edhe në Kërçovë, Koçan, Manastir dhe Strumicë./Telegrafi/

Exit mobile version