Telegrafi

Sot do të promovohet Udhërrëfyesi për prindër në lidhje me shëndetin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijës

Udhërrëfyesin e parë për prindërit për shëndet, rritje dhe zhvillim të fëmijës (0-3 vjeç) do ta promovojnë sot Shoqata e motrave medicinale, teknikëve dhe akushereve të RM-së dhe zyra e UNICEF-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Udhërrëfyesi përmban këshilla dhe informata për gjithçka që duhet të dijë një prind për aspektet më të rëndësishme të shëndetit, rritjes dhe zhvillimit, përfshirë ushqimin dhe gjidhënien e drejtë, kalendarin e imunizimit, diagrame të rritjes në lartësi dhe peshë, shëndetin oral, sigurinë e fëmijës dhe stimulimin e shkathtësive mentale, fizike, sociale dhe emocionale, njofton AIM.

Udhërrëfyesi është përpunuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqatës së neonatologëve dhe Shtëpisë së shëndetit-Shkup. /Telegrafi/