Site icon Telegrafi

Sot do të promovohet raporti i parë tremujor për mbikëqyrjen e punës së Këshillit gjyqësor

Instituti për të Drejtat e Njeriut sot do ta promovojë raportin e parë tremujor nga monitorimi mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë dhe do ta prezantojë projektin ‘Mbikëqyrje e rritur publike mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i projektit është që ta njohë opinionin më të gjër me punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë dhe ta rrisë llogaridhënien dhe transparencën e tij. Projekti është i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Maqedoni, kurse do të realizohet nga 1 shtatori i vitit 2017 deri më 31 mars 2018, njofton AIM.

Në promovimin e raportit do të bëhet fjalë edhe për rëndësin e pavarësisë dhe mosanshmërisë së gjyqësorit në një shoqëri demokratike si dhe transparencë para shoqërisë civile dhe medias. /Telegrafi/

Exit mobile version