Me djegie tradicionale të maskave të dy shoqatave “Gorna dhe Dollna maalla” në qendër të Vevçanit, sot pasdite do të përfundojë karnevali vjetorë i Vevçanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të maskuarit sot sipas traditës dhe të inspiruar nga ngjarjet aktuale do t’i vizitojnë familjet e Vevçanit në të cilat ka emër Vasil dhe Vasilij.
Karnevali i Vevçanit, me traditë 15 shekullore simbolizon dy botë paralele, njëra i takon paganizmit kurse tjetra krishterizmit. Gjatë këtij karnevali është shënuar edhe festa krishtere “Shën Vasilij” ose ardhja e Vitit të Ri, sipas kalendarit Julian./Telegrafi/