Telegrafi

Sot do të nënshkruhet memorandum për rifillimin e punës së Jugohromit

Në Qeverinë e Maqedonisë sot do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim për rifillimin e punës së kombinatit Jugohrom.

Siç njoftoi qeveria, qëllimi është që të kontribuohet në gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e gjendjes së punës së shoqatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Memorandumin do ta nënshkruajnë zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, drejtuesi i Shoqatës për prodhim, tregri dhe shërbime “Jugohrom”, Vasko Skenderovski dhe kryetari i sindikatës së Jugohromit, Bajram Amiti.

Fabrika Jugohrom në Jegunovcë, e cila u mbyll për shkak të mosvendosjes së filtrave, sipas paralajmërimeve, përsëri do të fillojë me punë në mars ose prill të vitit të ardhshëm./Telegrafi/