Projekti i USAID-it dhe Fondacioni ndërkombëtar i Lions klubeve për fëmijët me pengesa në të pamurit sot do të nënshkruajë Grant marrëveshje për vazhdimin e projektit deri në vitin 20120, i cili do të mundësojë përmirësimin e mundësive arsimore për fëmijët me shikim të dëmtuar, si dhe parandalim të hershëm gjatë sëmundjeve eventuale të syve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti i realisuar nga UEJL (SEEU) ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe qasjes së shërbimeve për edukim për fëmijët me pengesa në të pamurit, me fokus të veçantë në shkrim, me publikimin e librave në shkrimin braill në gjuhët lokale dhe fushata për kontrolle falas të syve te fëmijët nga mosha parashkollore, njofton AIM.
Në ngjarje është paraparë të mbajë fjalim kryetari i Asociacionit ndërkombëtar të Lions klubeve, Bob Korlu si dhe i prorektorit të Universit të Evropës Juglindore, Endru Gudslid. /Telegrafi/