Telegrafi

Sot do të ndahen diploma për gjeneratën e parë të shkollës së menaxherëve dhe liderëve për inxhinieri

Shkolla e menaxherëve dhe liderëve për inxhinierë në Maqedoni sot do të ndajë diploma për gjeneratën e parë të pjesëmarrësve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkolla për inxhinierë është krijuar në kuadër të projektit MLS4E-ng, të financuar nga programi i BE-së Erazmus+, për ndërtimin e partneriteteve strategjike në sferën e arsimit për të rriturit.

Qëllimi është krijimi i kuadrove konkurruese të cilët përmes zhvillimit të tyre profesional do të sugurojnë zhvillim edhe të kompanisë, por edhe të tregut në të cilin veprojnë, njofton AIM.

Në promovim është paralajmëruar fjalimi i përfaqësuesve të Odës së inxhinierëve të autorizuar dhe arkitektë si dhe të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet. /Telegrafi/