Site icon Telegrafi

Sot do të mundohet që të mos pranojë gol nga Interi, por portieri i Frosinones është ultras i zikaltërve

Interi pret në Frosinonen në kuadër të javës së 12 në Serie A, ku gabimi në këtë ndeshje do ta linte Juventusin lider në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi përballet me një skuadër e cila vjen në një moment të mirë pas dy fitoresh radhazi, ndërsa trajneri Eusebio Di Francesco i gëzohet edhe formës së mirë të dyshes shqiptare Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic.

Por, më speciale do të jetë sfida për portierin e Frosinones, Stefano Turati.

Ky i fundit është një tifoz i vjetër i Interit, madje më datë 24 maj në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, sezonin e shkuar, 22-vjeçari ishte duke e ndjekur ndeshjen nga sektori i ultrasve zikaltër.

Nga tribuna në fushë, këtë herë detyra e shtrëngon gardianin që të paktën për një mbrëmje të jetë kundër skuadrës së zemrës. /Telegrafi/

Exit mobile version