Telegrafi

Sot do të mund të ndiqni një “transmetim të drejtpërdrejtë” të parë ndonjëherë nga Marsi

Më 2 qershor 2023, Agjencia Evropiane e Hapësirës do të transmetojë drejtpërdrejt imazhe nga Mars Express.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një anije kozmike që u nis për herë të parë njëzet vjet më parë, sipas njoftimit të agjencisë të mërkurën.

Transmetimi do të zhvillohet për një orë, duke filluar më 2 qershor në orën 17:45 (sipas kohës në Prishtinë) dhe do të shfaqë imazhe të reja çdo 50 sekonda pasi ato vijnë drejtpërdrejt nga Kamera e Monitorimit Vizual të Express (VMC).

Njoftimi thekson se imazhet nuk do të jenë “të drejtpërdrejta” në vetvete, pasi duhen nga tre deri në 22 minuta që ato të arrijnë në Tokë.

Mars Express ka kaluar shumë gjatë duke bërë zbulime kyçe për fqinjin tonë qiellor. /Telegrafi/