Qeveria sot do ta publikojë vendimin përfundimtar për fatin e personave të përmbytur në Shkup, të cilët për momentin janë të strehuar në konviktet e studentëve “Tome Stefanovski- Seniç” dhe në Qendrën për edukim dhe rehabilitim të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të gjitha familjet të cilat i kanë renovuar shtëpitë e tyre, më 10 shkurt do të duhet t’i lëshojnë hapësirat në të cilat kanë qenë përkohësisht të sistemuara.
Me këtë vendim të Ministrisë nuk pajtohen banorët të cilët thonë se akoma nuk kanë marrë kompensimet nga shteti. Të strehuar për momentin janë 125 persona nga rajonet e përmbytura të 6 gushtit të vitit të kaluar./Telegrafi/