Sot pritet që të merret vendim për lirimin nga paraburgimi Sasho Mijallkovin, i cili është në mesin e të dyshuarve nga PSP në rastin “Perandoria”.
Gjatë ditës së djeshme, pas dy muajve në burg biznesmeni Orce Kamçev dhe Cvetan Panellevski, u liruan nga burgu i Shkupit dhe u vendosën në arrest shtëpiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati i Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski dje tha se pret vendim pozitiv dhe se klienti i tij do të lirohet nga paraburgimi.
Ai tha se akoma nuk kanë marrë njoftim nga PSP se është pranuar kërkesa që masa e paraburgimit të zëvendësohet me arrestin shtëpiak.
Ndryshe, Mijallkov ka ofruar një milionë euro garancë që të lirohet nga paraburgimi./Telegrafi/