Site icon Telegrafi

Sot do të mbahet seancë për dy Komisione Kuvendore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni për sisteme politike dhe marrëdhënie në mes bashkësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Komisioni për arsim, shkencë dhe sport deputetët në leximin e parë do të shikojnë propozimin për ndryshimin e Ligjit për trajnim dhe pyetje për drejtorët e shkollave fillore, të mesme, çerdheve dhe universiteteve të hapura qytetare për të mësuarit gjithë jetës dhe propozimin për miratimin e fakultetit Teknik, Veterinari dhe Drejtësisë në përbërjen e Universitetin “Shën Kliment i Ohrit” në Manastir.

Në seancën e Komisionit për sisteme politike dhe marrëdhënie në mes bashkësive dputetët deputetët do të shikojnë raportin e Këshillit të Gjykatës të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, ndërsa në leximin e parë do të diskutohet edhe për ndryshimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. /Telegrafi/

Exit mobile version