Site icon Telegrafi

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit ad-hoc për media

Media News concept

Anëtarët e komisionit të përkohshëm për mbikëqyrjen e mediave do të mbajë sot pasdite takimin e radhës që ka për qëllim arritjen e pajtueshmërisë për zgjedhjen e kandidatit të pestë të këtij komisioni, që duhet të jetë shqiptarë, trasmeton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni formohet në suaza të marrëveshjes së korrikut. Këtar anëtarë u propozuan nga LSDM dhe OBRM-PDUKM, kurse anëtari i pestë shqiptarë nuk është propozuar nga partitë shqiptare nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinos, por do të zgjedhet nga katër anëtarët e tanishëm.

Ndryshe, në mbledhjet e mëhershme, Komisioni ad-hoc nuk arriti që të zgjedh kandidatin e pestë. Në garë për këtë vend janë Sefer Tahiri dhe Daut Dauti./Telegrafi/

Exit mobile version