Telegrafi

Sot do të mbahet Maratona e Shkupit, mbi 8 mijë pjesëmarrës

Sot në Shkup do të mbahet maratona e 13 “Wizz Air” në të cilën për pjesëmarrje janë paraqitur mbi 8.500 persona nga 51 shtete. Gjatë kohës së mbajtjes së maratonës autobusët e Ndërmarrjes Publike për transport do të ndryshojnë regjimin e vozitjes, ndërsa pjesëmarrësit e maratonës së Shkupit, do të mund të udhëtojnë pa pagesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky manifestim financiarisht është i mbështetur nga Bashkia e Shkupit me 1.200.000 denarë, ndërsa në dispozicion janë të gjitha ndërmarrjet publike të cilat janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit.

Në kuadër të maratonës, gjatë ditës së djeshme u mbajt edhe mini-maratonë për fëmijë në shëtitoren e Vardarit. Partner i kësaj mini-maratone ishte Komiteti Olimpik i Maqedonisë dhe UNICEF-i./Telegrafi/