Site icon Telegrafi

Sot do të mbahet manifestimi “Eko-ushqimi i Kriva Pallankës” me karakter garues dhe human

Specialitete tradicionale , eko-ushqim, prodhime organike nga klima e Kriva Pallankës, do të prezentohen sot në manifestimin “Eko ushqimi i Kriva Pallankës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky manifestim ka edhe karakter garues dhe një komision do të vlerësojë ushqimet në tre kategori: shija më e mirë, dekorimi dhe autenticiteti. Fituesit në këto kategori do të shpërblehen me para.

Në këtë manifestim do të ketë edhe një tendë humanitare ushqimet e të cilës duhet të blihen pa çmim të përcaktuar, si donacion për familje me rrezik social./Telegrafi/

Exit mobile version