Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë sot do të diskutohet për legjislativin dhe komisionet për sistemin politik dhe marrëdhëniet komunitare dhe financat dhe buxhetin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive duhet të diskutoj për raportin e aktiviteteteve të Prokurores Publike për vepra penale të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimieve të paligjshëm të komunikimeve për një periudhë prej gjashtë muajsh (për periudhën nga 15/09/2015 deri 15/03/2016 ). Komisioni e shtyu atë për shkak të mungesës së Janeva në seancë. Axhenda e Komisionit dhe Raportit të Komisionit do të diskutoj për Projektligjin për Noteri.
Komisioni për Financa dhe Buxhet do të diskutojë edhe për projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Tatim në të Ardhurat Personale në leximin e parë. /Telegrafi/