Site icon Telegrafi

Sot do të ketë 13 “Qytete laramane” në Maqedoni

Sot “Revolucioni laraman” do të vazhdojë me protesta në Shkup dhe 12 qytete tjera anembanë Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Protestoj“ e fillon marshin në Shkup, në ora 18 para PSP, ndërsa përpos në Shkup sot do të protestohet edhe në: Shtip, Dellçevë, Koçani, Manastir, Kërçovë Radovish dhe Resnjë në ora 18, ndërsa në Veles dhe Ohër në 18.30. Në Strumicë dhe Prilep protestat do të fillojnë në ora 19, ndërsa në Vallandovë në ora 19.30.

Bllokim i rrugëve është paralajmëruar në Karbinci.

Qytetarët e bashkuar nën Lëvizjen “Protestoj”, kërkojnë tërheqje të vendimit të Ivanovit për falje, formim të njësisë speciale të Gjykatës penale për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, si dhe tërheqje të vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor./Telegrafi

Exit mobile version