Në hamam Çifte sot do të jetë e hapur punëtori ‘Zgjohu’ përmes së cilës Galeria kombëtare e Maqedonisë do të shënojë Ditën ndërkombëtare të personave me autizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas punëtorisë ‘Të gjitha ngjyrat e dashurisë’ dhe ‘Më quaj dashuri’, kjo është punëtoria e tretë kushtuar fëmijëve me autizëm, njofton AIM.
Punëtoria do të jetë e hapur deri më 20 prill. /Telegrafi/