Këshilli gjyqësor i Njësisë së Shkupit sot do të vendos nëse N.K, i akuzuar për vrasjen e motrës mjekësore D.Z që ndodhi me 9 janar të vitit të kaluar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup është fajtor ose jo.
Ai është i akuzuar për veprën penale vrasjen e një gruaje shtatzënë. Vrasja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 19, në rrethin e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, në katin e tetë. I akuzuari e ka ditur se motra mjekësore ka qenë shtatzënë.
Djaloshi dhe motra mjekësore që ka qenë dhjetë vite më e vjetër janë nga fshati Petrovec i Shkupit. Ajo ka qenë e martuar, por ka qenë në lidhje dashurie me të akuzuarin për vrasje. Pas vrasjes. i akuzuari ka dashur që të vetëvritet, por pas bisedimeve me policinë është dorëzuar./TetovaSot/