Site icon Telegrafi

Sot, të gjithë ta presim kampionen

Krenaria e sportit tonë, shkëlqeu në Kampionatin Botëror të Xhudos të mbajtur në Rusi, duke mbrojtur titullin e kampiones, e duke treguar performancë të shkëlqyer midis Rusisë një vend ky jo i dashur për shqiptarët.

Ekspedita e Kosovës rreth orës 20:00 do të zbres në Aeroportin “Adem Jashari”, ndërsa Ministria e Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, do të organizojë një pritje për kampionët në kryeqytet.

MKRS përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me datë 29.08.2014, rreth orës 19:30, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e pret fituesen e Medaljes së Artë në Kampionatin Botëror në Xhudo që u mbajt në Rusi, Majlinda Kelmendin dhe ekipin e Kosovës në xhudo.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se pas pritjes në Aeroport, pranë hapësirës VIP, Majlinda dhe ekipi do të takojnë qytetarë dhe sportistët. Me pas, Ministri Krasniqi dhe Ekipi i Majlindës do të nisët për në Prishtinë.

Rreth orës 20:30 ekipi do të pritet nga komuniteti sportiv i Kosovës, në një koktej rasti të organizuar nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, në Hotel Sirius.

Me këtë rast, Majlindës dhe trajnerit të saj, Driton Kuka do t’i ndahet edhe shpërblimi shtetëror për medaljen e fituar.

Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që Arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi shpërblehet me 40 mijë euro, e trajneri i saj Driton Kuka me 20 mijë euro. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version