Ekranet në makina janë një gjë e zakonshme sot dhe nuk ka pothuajse asnjë model më të ri që nuk ka një ekran shumëfunksional.
Ai kryesisht monitoron navigimin, kontrollon sistemin audio, ajrin e kondicionuar, monitoron parametrat e drejtimit, si dhe tregon kamerat e parkimit.
Në formën në të cilën i njohim sot, ata filluan të shfaqen në fillim të viteve 2000, si pajisje shtesë në makinat më luksoze të klasit të lartë, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, nuk ishte BMW ai që shpiku ekranin me kontrolle elektronike e as nuk u shfaq për herë të parë në vitin 2002, por shumë më herët – në vitin 1986.
Atë vit, American Buick, në gjeneratën e shtatë të veturës së tij luksoze me dy vende Riviera, prezantoi “Qendrën e Kontrollit Grafik – GCC”, një ekran të vogël (dimensionet 7.6 x 10.2 centimetra).
Kompjuteri i vogël kishte një memorie që mund të mbante 32,000 fjalë. Kondicioneri kontrollohej nga aty. Kishte gjithashtu komanda të radios, si dhe ato për cilësimet e altoparlantëve.
Madje, ata që kanë pasur mundësinë ta përdorin atë thonë se ky ekran kishte një shpejtësi shumë më të mirë të përgjigjes ndaj presionit sesa shumë prej ekraneve të sotëm me prekje. /Telegrafi/