Nën mbulim të Komunës së Karposhit, ndërsa nën organizimin e klubit të shahut “Gambit Aseko CEE” sot do të hapet gara e shtatë ndërkombëtare “Open Karposh 2017”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Turniri do të zgjasë deri më 8 prill dhe tradicionalisht mbahet në hotelin “Aleksandar Palace”. Kjo garë në shah në Karposh, numërohet mes 10 më të mirëve që organizohen në Evropë, ndërsa do të marrin pjesë 200 shahist që janë të ranguar lartë dhe mjeshtër ndërkombëtar nga 30 vende.
Fondi i kësaj gare është 10,200 euro, ndërsa për shahistin më të mirë për këtë vit do të ndahen 2 mijë euro./Telegrafi/