Telegrafi

Sot do të fillojë edicioni i parë i Festivalit të Filmit Studentor “UPward” në Prishtinë

Sot në Kino ABC, do të fillojë edicioni i parë i Festivalit të Filmit Studentorë “UPward”, i cili organizohet nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Ky organizim bëhet si pjesë e programit të Universitetit Veror, transmeton Telegrafi.

Për të gjithë adhuruesit e filmit dhe  dashamirët e artit, festivali do të jetë i hapur nga sot e deri më 11 korrik.

“Ju njoftojmë se sot me datë 9 në ora 14:00 në Kino ABC fillon edicioni i parë i Festivalit të Filmit Studentor “UPward”, organizuar nga Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës si pjesë e programit të Universitetit Veror”, thuhet në njoftimin e Kino ABC.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se filmat që do të transmetohen janë filma studentorë nga Kosova, Spanja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Ky festival është një mundësi e mrekullueshme për të parë dhe vlerësuar krijimtarinë dhe talentin e studentëve tanë dhe atyre ndërkombëtar. Ju mund të ftoni secilin adhurues filmi, dashamirë të artit, apo thjesht publikë që kërkon argëtim, ju lutem, ftoni të gjithë të na bashkoheni për të shijuar filmat studentorë nga Kosova, Spanja, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/