Sipas Marrëveshje së Përzhinos, para zgjedhjeve duhet të krijohet një trup koordinues i cili duhet të mbikqyr informimin e mediave në kohën e fushatës. Deri tani ky komision ka plotësuar vendet e katër anëtarëve që janë propozuar nga OBRM-PDUKM dhe LSDM ndërsa anëtari i pestë është dashur të jetë shqiptar i propozuar nga BDI dhe PDSH, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas marrëveshjes, BDI dhe PDSH refuzuan të kandidojnë njerëz për anëtarin e pestë të këtij komisioni ndërsa tani është hapur edhe konkurs ku kanë konkurruar nëntë shqiptarë.
Sefer Tahiri, Besmira Ejupi, Ilir Ajdini, Ajet Rexhepi, Daut Dauti, Fitim Kryeziu, Lulzim Hamidi, Josif Xhoçkov dhe Petrit Saraçini janë në garë për tu emëruar në këtë komisioni.
Katër anëtarët e zgjedhur deri tani duhet të zgjedhin edhe anëtarin e pestë nga këto nëntë kandidatë./Telegrafi/