Site icon Telegrafi

Sot takimi i radhës në Bruksel, bisedohet për kodin telefonik

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohet për çështjen e kodit telefonik.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë për KosovaPress, se obligimet e pazbatuara janë nga pala serbe, nga të cilët, presin që të dëgjojnë hapat që kanë ndërmarrë, lidhur me zbatimin e këtyre marrëveshjeve, të arritura që nga viti i kaluar.

Sipas saj, pala kosovare ka kryer obligimet, ndërsa pret nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion tek pala serbe, në mënyrë që marrëveshjet të gjejnë zbatimin e duhur.

“Nuk e dimë çfarë informacionesh do të marrim nga pala e Serbisë por ne mendojmë që kjo çështje është në duar të Bashkimit Evropian, i cili është garantues i dialogut dhe duhet të bëjë presion”, ka thënë Tahiri për KosovaPress. /Telegrafi/

Exit mobile version