Telegrafi

Sot takim për emrin e Maqedonisë në Vjenë, flet Niemetz

Negociatori për çështjen e emrit të Maqedonisë sot i ka tubuar në Vjenë dy kryediplomatët, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, përfaqësues të Greqisë dhe Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Takimi duhet të mbahet në mesditë kurse temë do të jetë përfundimi i bisedimeve dhe afatizimi i kushteve të marrëveshjes.

Niemetz në hyrje të ndërtesës ku do të mbahet takimi në Vjenë tha për TV Telma ”Pres takim të mirë”.

Përndryshe, dyshja Kotzias dhe Dimitrov kanë qenë mbrëmë në restorantin e tetovarit Aki Nuredini në Vjenë. /Telegrafi/