Site icon Telegrafi

Sot starton java e 29-të e Superligës, Besa pret Drenicën

Xhiro e 29-të e Superigës së Kosovës fillon me ndeshjen e ditës së premte (16 prill), ku takohen Besa dhe Drenica.

Takimi ndërmjet dy skuadrave që kanë edicione të barabarta të kaluara në Superligë (20), do të jetë më ndryshe se herëve të tjera, pasi të dyja luajnë për mbijetesë.

Pejanët duken të dorëzuar prej kohësh në këtë objektiv, mirëpo shihet se ata mbeten të përkushtuar për të mbyllur një edicion të siç duhet.

Në anën tjetër kuqezinjtë nga Skenderaj kërkojnë ta lënë prapa duelin e xhiros së shkuar ndaj Prishtinës dhe synojnë që të rikthehen te fitoret për të vazhduar garën e mbijetesës.

Takimi do të gjykohet nga gjyqtari Visar Kastrati i ndihmuar nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Takimi ndërmjet Besës dhe Drenicës do të jetë i katërti këtë edicion mes tyre dhe fillon nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version