Ceremonia e hapjes do të jenë në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga ora 20:00, kurse festivali do të zgjasë deri më 7 dhjetor.
Drejtoresha e Festivalit Hana Çena tha se në këtë edicion kanë aplikuar rreth 400 filma nga disa shkolla të ndryshme të Evropës dhe botës, dhe sipas asaj, për ta ka qenë më e vështirë sepse konkurrenca ka qenë më e madhe sesa e viteve të kaluara
Jurinë e Filmit do të përbëjnë, dramaturgu dhe shkrimtari amerikan Harold Apter, regjisorja kosovare Kaltrina Krasniqi dhe shkrimtarja nga Shqipëria Natasha Lako.
Programit të filmave i shtohet edhe kategoria e filmave kombëtarë, me prodhimet e fundit të fakulteteve të arteve nga Kosova dhe rajoni. Këta filma do të garojnë sivjet për Çmimet Filmi më i mirë në kategorinë ndërkombëtare dhe Filmi më i mirë në kategorinë kombëtare dhe për Çmimin Regjisori më i mirë. Ndërsa aktorët e filmave kombëtarë do të jenë në garë së bashku me ata të shfaqjeve për çmimet aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë./Kosovapress/