Sot skadon afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve tatimore për të ardhurat shtesë gjatë vitit 2016. Që t’iu ndihmohet qytetarëve të cilët duhet të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore dhe të respektojnë afatin, sportelet tatimore të DAP-it sot do të punojnë deri në orën 20:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga DAP-i presin që sivjet të parashtrohen gjithsej 420 mijë fletëparaqitje tatimore vjetore. Në konkludim me 13 marsin e vitit 2017 janë parashtruar 362.523 fletëparaqitje tatimore vjetore. Më shumë fletëparaqitje janë dorëzuar në Shkup edhe atë 144.066, kurse më pak në Tetovë edhe atë 27.345, njofton AIM.
Fletëparaqitje tatimore vjetore kanë obligim të parashtrojnë të gjithë personat fizikë, rezidentë në Maqedoni, të cilët gjatë vitit 2016 kanë realizuar të ardhura në baza të ndryshme.
DAP-i për parashtrimin e FTV-së ka hapur edhe zyrë shtesë të vendosur në ndërtesën e SSM-së, ndërsa FTV-të në Shkup mund të parashtrohen edhe në komunën e Çairit dhe Drejtorinë rajonale-Shkup. /Telegrafi/