Site icon Telegrafi

Sot skadon afati për aplikim me projekte kulturore në Bashkinë e Shkupit

Bashkia e Shkupit (24 nëntor 2017) e publikoi Thirrjen publike për financimin e projekteve dhe aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Bashkinë e Shkupit për vitin 2018, ku mund të paraqiten propozim-projekte për fushat e mëposhtme:

Përkrahja e projekteve, manifestimeve dhe aktiviteteve nga fusha e veprimit profesional, amator dhe rinor, në fushat vijuese:
1.1.Arte teatrale
1.2.Arte muzikore
1.3.Arte vizuale dhe arte të mediumeve të reja
1.4.Veprimtari botuese dhe bibliotekare
1.5.Veprimtari muzeore dhe promovimi i trashëgimisë kulturore

Bashkëpunim ndërkombëtar
Profesionale, amatore dhe rinore si nënkategori për çdo fushë. Në Thirrjen publike mund të marrin pjesë artistë, artistë të pavarur, institucione lokale, institucione nga fusha e kulturës, shoqata civile, fondacione dhe persona të tjerë juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në përputhje me Ligjin për kulturë dhe dispozitat e tjera ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Thirrja publike është publikuar në gazetat ditore “Koha” dhe “Sloboden pecat” dhe do të zgjasë deri më 18.12.2017. Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në “Lajmëtari zyrtar i Qytetit të Shkupit” dhe në ueb portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk, me shpalljen e Programit për financimin e programeve dhe projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018.

Edhe këtë vit, për të fituar programe më cilësore nga institucionet publike në fushën e kulturës së Bashkisë së Shkupit, në ueb-faqen zyrtare e Bashkisë së Shkupit www.skopje.gov.mk gjithashtu është publikuar edhe Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për financimin dhe mbështetjen e programeve të Bashkisë së Shkupit, institucionet publike në fushën e kulturës të themeluara nga Bashkia e Shkupit, ku 8 institucione kulturore do të mund të paraqesin aplikacionet për propozim projekte, Thirrja do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2017.

Thirrja publike për financimin e institucioneve publike nga fusha e kulturës së bashku me fletëparaqitjet (aplikacionet) mund të merren në këtë link

http://www.skopje.gov.mk/Uploads/JAVEN%20Povik.pdf

Informacione plotësuese mund të merren në telefonin 02/ 3297-323, 02/ 3297 – 324, 02/ 3297 – 289 dhe në e-mail adresën kultura@skopje.gov.mk.

Exit mobile version