Site icon Telegrafi

Sot sillet aktgjykimi për Tomisllav Llazarov, i akuzuar për “Dhunën në Qendër”

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të shpallet aktgjykimi për Tomisllav Llazarov, i akuzuari i katërt në lëndët “Dhuna në Qendër” të PSP.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova në seancën që u mbajt më 20 nëntor, ndau procedurën për Llazarovin pasi ai pranoi fajin dhe se është penduar. Ai shtoi se për pranimin e fajin nuk ka pasur asnjë presion, as nga PSP as nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Fatime Fetai pranimin e fajit nga Llazarov e vlerësoi si surprizë pozitive.

“Kjo jo vetëm që është me rëndësi për procedurën, por me rëndësi është edhe për vetë të akuzuarin, i cili ka të drejtë të zgjedhë llojin dhe lartësinë e dënimit. Bëhet fjalë për njëri të arsimuar, familjar, baba të dy fëmijëve dhe ndaj të cilit nuk ka pasur procedura penale më herët”, tha Fetai.

Në lëndën “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakieski, deputetja Daniella Rangellova dhe 11 persona tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version