Telegrafi

Sot, shteti po i konfiskon patundshmëritë shkaku i borxheve: Si i shpenzoi 150 milionë dollarë Nicolas Cage?

Ai njihet për një numër të madh të roleve në filmat e famshëm hollivudian, mbi të gjitha me shfaqjet në filma si “National Treasure” dhe “Leaving Las Vegas”.

Nicolas Cage në saje të shumë filmave pasuria e tij arrinte shifrat prej 150 milionë dollarëve. Por, Cage nuk diti ta menaxhoi mirë pasurinë për një kohë të gjatë.

Ai e harxhoi atë në një varg blerjesh të shtrenjta dhe shpesh të çuditshme, duke u përballur më pas me konfiskimin e disa pronave për shkak mos shlyerjes së borxheve tatimore në vlerës prej gjashtë milionë euro.

Tani me vlerë 25 milionë dollarëve, Cage po merr role të ndryshme për të paguar borxhet ndaj shtetit amerikan.

Cage kishte në pronësi 15 rezidenca, duke përfshirë një shtëpi prej 25 milionë dollarëve në Newport Beach të Kalifornisë dhe një tjetër në vlerë prej 15.7 milionë dollarësh në Newport, Rhode Island.

Theksojmë se ai bleu edhe një vilë prej 8.5 milionë dollarësh në Las Vegas dhe disa kafka të dinosaurëve.

Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave botërore në saje të disa filmave. /Telegrafi/