E ftuar e parë ishte këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili.
Adelina lexoi për fëmijë lektyrën “Tregimi i lepurit Piter”, një libër tejet interesant me ilustrime origjinale, fjalorth e aparaturë didaktike.
Me energjinë e saj, Adelina bëri për vete të gjithë fëmijët, të cilët e dëgjuan me shumë kureshtje gjatë çdo momenti që ajo po lexonte.
Madje, fëmijët u përfshinë edhe në bisedim me Adelinën, pasi ajo mbaroi leximin.
Fëmijët flisnin për detajet dhe ngjarjet që u kishin lënë mbresa gjatë leximit të këtij libri dhe Adelina merrte rolin e dëgjueses.
Ajo u befasua nga fëmijët, se sa bukur rrëfenin ngjarjet e lepurit Piter, si dhe për vëmendjen e tyre dhe dëshirën për shpjegimin e librit.
Ky aktivitet ka qëllim kyç promovimin e librave dhe leximit përmes personazheve publike, që janë influencuesit më të mëdhenj për fëmijët, ngase i ndjekin në media tradicionale dhe sociale.
Ky aktivitet do të jetë i përmuajshëm, me personazhe të tjera publike, që do të na bashkohen në kauzën tonë për promovimin e librave dhe leximit.