Edhe pse Interi gjatë sezoneve të fundit ka treguar formë shumë të dobët, asnjëherë nuk mund të harrohen sukseset e këtij klubi në të kaluarën, posaçërisht në vitin 2010.
Pasi fitoi Serie A, Kupën e Italisë, Interi i Jose Mourinhos triumfoi edhe në finale të Ligës së Kampionëve.
Klubi italiani fitoi ndaj Bayern Munichut me rezultat 2-0 dhe kështu kompletoi Tripleten e famshme.
I gjithi ky sukses ka ndodhur shtatë vite më parë, por për tifozët e klubit nga Milano vazhdon të jetë një nga kujtimet më të mira pasi asnjë klub italian ende nuk e ka arritur këtë sukses.
Golat në këtë takim i kishte shënuar Diego Milito. /Telegrafi/