Site icon Telegrafi

Sot shqyrtohet projektligji për buxhetin e vitit 2015

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës do të shqyrtohet në parim projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Në mbledhjen e së premtes të Komisionit për Buxhet dhe Financa, një nga 14 komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, projektligji për Buxhetin, i riproceduar nga qeveria e re, u shqyrtua në parim dhe u rekomandua për miratim në seancën plenare.
Me synim që projektligji të miratohet brenda vitit, komisioni njëzëri vendosi që shqyrtimi i tij të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Projektbuxheti i propozuar në Kuvend është i njëjti me atë që është miratuar në 31 tetor nga qeveria e kaluar.

Bazuar në vlerësimet makrofiskale, për vitin 2015 janë paraparë 1 miliard e 576 milionë euro të ardhura, pjesa më e madhe e të cilave do të vijnë nga doganat. Kufiri i shpenzimeve është 1 miliard e 682 milionë euro, me rritje prej 67 milionë euro vetëm për paga, e cila reflekton rritjen që ka ndodhur në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version