Site icon Telegrafi

Sot shpërndahen vaksina kundër sëmundjes gungore të lopëve

Pas ngordhjes së 20 kafshëve të 93 ferma të Kosovës nga sëmundja gungore, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AVU), do ta bëjë furnizimin me ilaç vaksinues për gjedhe.

235 mijë doza të ardhura nga Afrika e Jugut ndodhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Të gjitha këto do të kushtojnë 359 mijë euro, furnizimi i të cilave do të zgjasë 36 muaj. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Rreth 200 lopë të ngordhura nga Dermatoza Nodulare – ende nuk dihet se kur dhe si do të kompensohen fermerët! (Foto)
Exit mobile version