OBRM-PDUKM-ja fton LSDM-në të dorëzojë kërkesë zyrtare për shpërbërjen e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grupi i deputetëve të LSDM-së paralajëmroi konferencë për shtyp sot pas dite, ku pritet të kërkojë të shpërbëhet Kuvendi.
Nga LSDM thonë se aktualisht janë në koordinim, ndërsa dorëzimi i kërkesës për shpërndarjen e Kuvendit është njëra nga opsionet e mundëshme.
Nga opozita vërtetojnë se nuk ka marrëveshje me OBRM-PDUKM-në që sot të votohet për lëshimin e parlamentit për shkak të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Pasdite, prej kur OBRM-PDUKM-ja e ftoi LSDM-në të dorëzojë kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit u paraqit Pavle Trajanov dhe tha se ka bërë kërkesë tek Trajko Veljanovski për shpërndarjen e Kuvendit./Telegrafi/