Gjykatësja Lidija Trajkovska-Zimbovska, e cila është kryetare e Këshillit Gjyqësor për lëndën “Trust”, sot duhet ta shpall aktgjykimin për të akuzuarit në këtë rast.
Të akuzuarit Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq para gjykatës janë deklaruar të pafajshëm, për veprën me të cilën ngarkohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sead Koçan në fjalët përmbyllëse tha se nuk ndjehet fajtor, pasi nuk ka pasur asnjë mendim për të shkelur çfarë do ligji.
Ai tha se nuk i ka kontrolluar dokumentet në këtë rast para se t’i nënshkruaj dhe sipas tij, menaxheri është dashur ta bëjë këtë punë.
Përndryshe, sipas aktakuzës të dyshuarit kanë formuar partneritet dhe me dokumente të rrejshme kanë fituar tender nga kompania shtetërore në vlerë prej 17 milionë eurove./Telegrafi/