Site icon Telegrafi

Sot shpallet vendimi për ”Grupin e Kumanovës”, Shkupi do të bllokohet

Sot gjatë ditës në Gjykatën Themelore Shkupi 1 duhet të shpallet vendimi për 37 personat e akuzuar për terrorizëm për rastin ”Grupi i Kumanovës”.

Bëhet fjalë për luftimet dy ditëshe në Kumanovës, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 ku mbetën të vdekur 8 persona të forcave të sigurisë të shtetit të Maqedonisë. 40 persona janë arrestuar atëherë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse të akuzuarit që njihen si ”Grupi i Kumanovës” vazhdimisht kanë kërkuar që të dëshmojnë Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski dhe Artan Grubi, një gjë e tillë nuk ndodhi. Gjykata e refuzoi këtë kërkesë.

Ky proces gjyqësor filloi më 9 shkurt të vitit të kaluar.

MPB-ja njoftoi mbylljen e rrugëve në dy drejtime, nga burgu kur ruhen nën siguri të lartë këto 37 persona e deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1. /Telegrafi/

Exit mobile version