Site icon Telegrafi

Sot shpallet aktvendimi për vjedhjen më të madhe në histori të Maqedonisë

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, sot duhet të sjell aktvendimin për vjedhjen më të madhe të parave në histori të Maqedonisë, e cila ndodhi në muajin prll në “NLB Banka”. Prokuroria kërkon dënime sa më të larta, ndërsa avokatët duan dënime sa më të buta për të akuzuarit.

Në fjalët përfundimtare, i akuzuari i parë Boban Smilevski tha se i këtkon falje gruas së tij që e lenë me dy fëmijë të vegjël (binjak), NLB Bankës dhe familjarëve për stresin dhe frikën që ju ka shkaktuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Smilevski tha se vjedhjen nuk ke ka bërë për pasurim personal, por për shkak të borxheve të mëdha për të cilat ka qenë e kërcënuar familja e tij.

Katër të akuzuarit Boban dhe Goran Smilevski, Boris dhe Mirosllav Kaevski, pranuan fajin, por nuk zbuluan çfarë ka ndodhur me paratë./Telegrafi/

Exit mobile version