Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet ta publikojë aktvendimin për Pançe Angellov, i cili është i akuzuar për sulm të Radmilla Sheqerinskës, gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill.
Në seancën e kaluar Angellov pranoi fajin, ndërsa mbrojtja kërkoi rrethana lehtësuese dhe dënim sa më të vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas aktakuzës Angellov ka qenë ndër të parët që është futur në Kuvend dhe së bashku me dhunuesit tjerë është drejtuar për në sallën e konferencave.
Ai së pari ka kërcënuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa më pas ka sulmuar Sheqerinskën./Telegrafi/