Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të shpallet aktvendimi për rastin “Fortesa 2”, në të cilën të akuzuar janë ish-shefi i DSK-së, Goran Grujevski dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK.
Në seancën e kaluar në fjalët përfundimtare prokurorët nga PSP kërkuan dënim sa më të lartë për Grujevskin si i akuzuari i parë në këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas PSP-së, Grujevski ka urdhëruar dhe organizuar shkatërrimin e dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimet e paligjshme, ai ka tentuar të fsheh gjurmët kush dhe si ka përgjuar dhe t’i vështirësojë hetimet, ndërsa më pas sipas PSP-së është arratisur nga shteti.
Ndërsa për gjashtë të akuzuarit tjerë të punësuar në DSK, PSP kërkon t’ju shqiptohen masa alternative, gjegjësisht dënime me kusht./Telegrafi/