Sot në ora 12:00, pritet që gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale, Dushan Josifov të shqiptojë vendimin për lëndën “Shuplakat në Qendër”.
Dje në fjalët përmbyllëse, mbrojtja tha se asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe se ai nuk ndjehet fajtor.
Gjykimi për rastin “Shuplaka në Qendër” filloi katër vjet më parë. Dy të pandehur e pranuan fajin, njërit iu dha një dënim me kusht. Kundër Daniela Rangelova dhe dy të tjerëve, aktakuza është tërhequr ndërsa Nikolla Gruevski është në arrati.
Dënimi i paraparë me burg për të akuzuarit është nga pesë muaj deri në pesë vjet.