Simon Kjaer është blerja më e re e Milanit, i cili të hënën e kompletoi transferimin nga Atalanta ku ishte në huazim.
Danezi sërish ka kaluar në huazim, pasi kartonin e tij e posedon ende Sevilla, ndërsa ka bërë karrierë në klube si Palermo, Roma, Wolfsburg, Lille e Fenerbahce.
Ai njihet si mbrojtës i fuqishëm dhe në të kaluarën nuk është se i kanë munguar problemet me sulmuesit.
Primo allenamento fatto: Felice di essere un nuovo giocatore del @acmilan🔴⚫️ // First training done! Feels good to be an AC Milan player.#ForzaMilan #rossoneri #SempreMilan pic.twitter.com/8qe60USKdV
— Simon Kjær (@simonkjaer1989) January 13, 2020
Një të tillë e kishte edhe me tash shokun e skuadrës Zlatan Ibrahimovic.
Në ndeshjen Fenerbahce – Manchester United, dyshja e kishi një zënkë jo të vogël, ku suedezi madje e kishte kapur edhe në fytyrë danezin që luante te gjiganti turk.
Vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve e ndali që zënka të bëhej më e madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=uVUI8gMBrSU
Mbetet të shihet tani se si do të jenë raportet mes dy yjeve skandinave te Milani, pasi do t’i mbrojnë ngjyrat e njëjtë që nga ndeshja e ardhshme. /Telegrafi/