Sot shënohet dita ndërkombëtare për zero diskriminim, ku bëhet thirrje për t’i dhënë fund diskriminimit dhe për të kremtuar diversitetin, tolerancën dhe gjithëpërfshirjen.
Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem.
Diskriminimi shfaqet në aq shumë forma, sa që mund të supozojmë se secili në njëfarë forme ka qenë i prekur nga diskriminimi.
Prandaj, vetëdijesimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive.