Telegrafi

Sot shënohet dita e Policisë së MPB-së, fëmijëve do tu jepen dhurata

Në kazermën ‘Ilinden’ në Shkup sot do të mbahet solemniteti qendror në kuadër të shënimit të 7 Majit-Dita e Policisë së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç është paralajmëruar, në solemnitet fjalim do të mbajë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Zyrës për Siguri Publike, Gorançe Savovski dhe komandanti i Njësitit për detyra speciale ‘Tigrat’ Slavço Petrushevski, i cili njëherit shënon 35 vjetorin nga formimi.

Përfaqësuesit e MPB-së në mënyrë tradicionale do t’i vizitojnë fëmijët pa prindër në Shtëpinë për kujdes të fëmijëve dhe të rinjve ’11 Tetori’, Qendrën ditore për fëmijë me nevoja të posaçme në Tetovë dhe Shtëpinë e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël në Manastir, me ç’rast fëmijëve do t’u jepen dhurata. /Telegrafi/