Site icon Telegrafi

Sot shënohet Dita e Odës së mjekëve të Maqedonisë

Oda e mjekëve të Maqedonisë sot organizon solemnitet me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në solemnitet fjalim do të mbajë kryetari i Odës së mjekëve të Maqedonisë, prof.dr. Koço Çakalaroski.

Në kuadër të solemnitetit do të ndahet mirënjohja më e lartë e Odës së mjekëve të Maqedonisë, plaketa ‘Shën Naumi i Ohrit’, ndërsa do të kumtohet edhe punimi më i mirë shkencor i publikuar në revistën Voc Medici gjatë vitit 2015.

Oda e mjekëve të Maqedonisë është formuar më 5 qershor të viti 1992. /Telegrafi/

Exit mobile version