Qytetarët e Maqedonisë sot, do të shënojnë 23 Tetorin – Ditën e luftës revolucionare të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ditën e sotme në vitin 1893, në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollov – Hristo Tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev e formuan komitetin revolucionar maqedonas, nga e cila më vonë doli Organizata Revolucionare e Maqedonisë (VMRO).
Kjo organizatë luftonte për lirinë e Maqedonisë me forcat e veta, pa ndihmë të jashtme. Me formimi e Organizatës Revolucionare të Maqedonisë filloi edhe lëvizja revolucionare maqedonase ku përmes Ilindenit 1903 dhe Republikës së Krushevës rezultoi fillimi i ndërtimit të shtetit modern të Maqedonisë./Telegrafi/