Ohri këtë vit do të jetë nikoqir i ngjarjes solemne për shënimin e 21 qershorit – Ditës së Liqenit të Ohrit.
Pasdite në qendër të qytetit do të mbajnë fjalime kryetarët e Ohrit, Strugës dhe Pogradecit, Konstadin Georgievski, Ramiz Merko dhe Eduard Kapri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është paraparë edhe program kulturoro-artistik në shënimin e Ditës së Liqenit të Ohrit.
Tre komunat, ajo e Ohrit, Strugës dhe Pogradecit në vitin 2000 nënshkruan memorandum për mirëkuptim dhe mbrojtje të liqenit dhe më 21 qershor me aktivitete të ndryshme shënojnë Ditën e Liqenit.
Qëllimi i kësaj dite është të ngritet vetëdija publike dhe të mbrohet liqeni edhe nga ana e Maqedonisë edhe nga ana e Shqipërisë./Telegrafi/